Ancelotti i prerë me gazetarët: Nuk më intereson nëse më pyesni për Mbappe, thjesht nuk do të përgjigjem

Futboll

Ancelotti i prerë me gazetarët: Nuk më intereson nëse më pyesni për Mbappe, thjesht nuk do të përgjigjem

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:00
Ancelotti

Kylian Mbappe dhe transferimi i tij i mundshëm te Real Madrid bëhet sërish një objekt diskutimesh.

Të gjithë duan të dinë nëse ylli francez i PSG-së do të transferohet ose jo te “Los Blancos”, por megjithatë, nga Carlo Ancelotti është e sigurt që nuk do ta mësojnë.

Trajneri italian u tha gazetarëve se nuk do t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me këtë rast.

“Nuk e kam problem, nuk më intereson nëse pyetëm sërish në lidhje me Kylian Mbappe. Thjesht nuk do të përgjigjem. Nëse nuk ke pyetje tjetër, tjetri…”, është shprehur shkurtimisht Ancelotti përpara gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat