Tottenham “përcjell” mbrojtësin për në Rusi

Futboll

Tottenham “përcjell” mbrojtësin për në Rusi

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:24
Davinson Sanchez dhe Dier

Tottenham arrin një marrëveshje me rusët e Spartac Moska për transferimin në kryeqytetin rus të mbrojtësit kolumbian Davinson Sanchez.

Sipas mediave angleze marrëveshja midis 2 klubeve është arritur për shifrën e 14 milionë eurove, megjithatë për momentin duket sikur mbrojtësi nuk është i hapur për një transferim në Rusi.

27-vjeçari i cili ka edhe 1 vit e gjysmë kontratë të mbetur me klubin londinez është pjesë e Tottenham që nga viti 2017, vit kur anglezët i paguan 40 milionë euro Ajaxit për shërbimet e tij. Sanchez ka bërë gjithësej 142 paraqitje me fanellën e Tottenhamit dhe ka arritur të shënojë 3 gola.

Por tani nuk është në planet e trajnerit Ange Postecooglu dhe klubi dëshiron që ta rekuperojë sadopak shumën e shpenëzuar për të në vitin 2017 dhe oferta prej 14 milion eurosh nga Spartac duket një mundësi e mirë.

Gjithsesi për momentin pergjigja e kolumbianit është jo dhe është pengesa e vetme për finalizimin e operacionit. Me transferimin tek Spartaku do të përfundonte kështu eksperienca 6-vjeçare e Sanchez tek Tottenhami me të cilët ka arritur në finale e Champions League në sezonin 2018-2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat