Xhakomo Vrioni zgjidhet mes më të mirëve

Futboll

Xhakomo Vrioni zgjidhet mes më të mirëve

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:50
Formacioni më i mirë

Xhakomo Vrioni shkëlqeu në ndeshjen e tij të fundit.

Sulmuesi shqiptar tundi tre herë rrjetën në fitoren e thellë 5-1 të New England Revolution-it.

Ky ishte edhe tregolëshi i parë që shënohej në historinë e kompeticionit të Kupës së Ligës, ku marrin pjesë ekipet e Amerikës së Veriut.

“Sofascore” e ka vlerësuar me notën 9.2 paraqitjen e ish-lojtarit të Juventusit.

Me këtë vlerësim, Vrioni e gjen veten në formacionin e javës. Emri i tij renditet përkrahë Lionel Mesit, i cili po përshtatet mjaft mirë me skuadrën e tij të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat