Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e mesfushorit francez

Futboll

Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e mesfushorit francez

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 14:36
Mauricio Pochettino

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Chelsea ka arritur marrëveshje verbale me Rennes për mesfushorin Lesley Ugochukwu.

Akordi është arritur mes dy klubeve, ndërsa Chelsea ka arritur edhe akord personal me mesfushorin francez për një marrëveshje afatgjate.

Ugochukwu do të nënshkruajë për Chelsean dhe më pas do të fillojnë bisedimet për ta huazuar atë në Strasbourg.

Transferimi i Ugochukwut do t’i kushtojë Chelseat 27 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat