Herve Renard, trajneri që shkroi sot historinë në futboll

Futboll

Herve Renard, trajneri që shkroi sot historinë në futboll

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 14:49
Herve Renard

Herven Renard ka shkruar sot historinë në futboll, respektivisht në ndeshjen mes Francës dhe Brazilit në Kupën e Botës për femra.

Renard është bërë trajneri i parë në histori të futbollit që fiton ndeshje në Kupën e Botës për meshkuj si dhe në atë të femrave.

Në Kupën e Botës Katar 2022, Renard ishte në krye të Kombëtares së Arabisë Saudite, me të cilën e mposhti Argjentinën me rezultat të ngushtë 2:1.

Ndërkaq, me rezultat të njëjtë 2:1, Renard fitoi edhe sot kundër Brazilit, në krye të Francës, në ndeshjen që ishte e vlefshme për Botërorin e femrave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat