Blerja më e shtrenjtë në histori?

Futboll

Blerja më e shtrenjtë në histori?

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 18:35
El Bilal Ture

Tashmë është zyrtar, 21-vjeçari, El Bilal Ture është shndërruar në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Atalantës, 27 milion euro plus 3 të tjera në formë bonusesh. 

 Klubi italian, aty ku bën pjesë prej vitesh edhe Berat Gjimshiti, ka prezantuar sulmuesin nga Mali, i cili i bashkohet zikaltërve nga spanjollët e Almerias. Te ekipi bardhekuq, Ture, luajti vetëm një sezon në La Liga, ku shënoi 7 gola dhe 2 asiste. 

21-vjeçari luan në qendër të sulmit, por mund të përshtatet edhe në krahun e djathtë të sulmit. Me kombëtaren e Malit, ai numëron 15 ndeshje dhe 5 gola.

El Bilal Ture zbarkon në Bergamo për të zëvendësuar danezin Rasmus Hojlund, i cili ka arritur akordin me Mançester Junajtid dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat