Tjetër sukses për trajnerin e vetëm që mundi Argjentinën në Botëror

Futboll

Tjetër sukses për trajnerin e vetëm që mundi Argjentinën në Botëror

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 20:38
Herve Renard

Tjetër sukses për trajnerin e vetëm që mundi Argjentinën në Botëror!

Disa muaj më parë, Herve Renard së bashku me Arabinë Saudite mundën Argjentinë në ndeshjen e parë të grupit, ku më pas Mesi me shokë arritën të ngrinin trofeun.

Skuadra arabe u bë kështu e vetmja që arriti ta mundte Argjentinën në Botërorin e Katarit, me trajnerin francez që mori një vëmendje tejet të madhe.

Sot, Renard shkroi historinë në futboll, me Francën e tij që mundi Brazilin në Botërorin e Femrave me rezultatin 2-1, duke u bërë trajneri i parë në histori që fiton një ndeshje në Botërorin e Meshkujve dhe një në atë të Femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat