Asllani në Premier League, Interi tashmë ka vendosur

Futboll

Asllani në Premier League, Interi tashmë ka vendosur

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 20:53
Asllani

Për mesfushorin kuqezi janë bërë disa sondazhe nga Anglia. Është zbuluar qëndrimi i zikaltërve në lidhje me situatën e tij

Kristjan Asllani shkeli për herë të parë në Appiano në verën e vitit 2022 me Interin, që e siguroi më pas plotësisht dimrin e kaluar. Edhe pse shënoi vetëm 579 minuta në sezonin e kaluar në Serinë A, 858 minuta në total për të duke llogaritur edhe Kupën e Italisë, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën, Interi ka vendosur të fokusohet te mesfushori kuqezi për sezonin e ardhshëm.

Zikaltërit, në fakt, kanë paguar gjithsej 16 milionë euro në arkat e Empolit: 4 për huazimin, 10 për detyrimin për ta blerë + 2 milionë të tjera bonuse.

Ndërkohë, për numrin aktual 21 të zikaltërve, që ka ndryshuar së fundmi numrin e fanellës (mbante numrin 14 deri pak javë më parë) tashmë janë regjistruar disa sondazhe që vijnë direkt nga jashtë. Konkretisht nga Premier League.

Kristjan Asllani është një nga ata lojtarë që javët e fundit ka përfunduar në radarin e disa klubeve specifike militante sot në Premier League.

Një pistë është Brighton i Roberto De Zerbit, një klub që, për më tepër, do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Evropës, përveç Premier League, dhe që për këtë arsye ka vendosur të forcohet.

Gjithsesi, duhet ditur se Interi deri më sot nuk po mendon fare për shitjen e tij. Për të qenë të sinqertë, zikaltërit nuk duan të privojnë veten nga mesfushori kuqezi dhe gjithçka vërtetohet edhe nga fakti se e njëjta kompani e

'Viale della Liberazione' ka shitur së fundmi Brozovic pikërisht për të mundësuar më shumë hapësirë se në sezonin e kaluar për ish-lojtarin e Empolit. Si? Duke e vendosur pas shpinës së Calhanoglu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat