Gjilani në “udhëkryq”

Futboll

Gjilani në “udhëkryq”

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 11:49
Tifozët

Gjilani ndodhet në një udhëkryq para nisjes së sezonit të ri, pasi mësohet se presidenti i klubit, Florim Zuka, ka dhënë dorëheqjen.

Burime të sigurta bëjnë me dije për SuperSport se numri një i klubit dardan ka vendosur të largohet përfundimisht.

Duke e lënë Gjilanin aktualisht pa drejtues, kur kanë mbetur vetëm pak javë para nisjes së edicionit të ri në Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që Zuka largohet nga drejtimi i klubit.

Megjithatë, nëse në të shkuarën ka bërë prapaktheu, këtë radhë është ndryshe. Pasi u ka bërë të ditur pjesëtarëve të klubit se ky është një vendim përfundimtar.

Investimet e fuqishme prej vitit 2017 dhe mungesa e trofeve, kanë ndikuar që Zuka të marrë këtë vendim. Që e vendos Gjilanin në vështirësi.

Në një situatë të tillë, lojtarët pa kontratë janë larguar nga skuadra. Ndërkohë që gjasat janë që dhe një pjesë e konsiderueshme e ekipit aktual të largohet.

Gjithmonë nëse nuk do të ketë investitorë të rinj që të japin garanci për të ardhmen.

Gjilani drejtohet nga Klodian Duro, ndërsa pjesë e skuadrës janë disa lojtarë me emër që kanë luajtur në Superiore në të shkuarën. Si Besar Musolli, Elton Kale apo Yll Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat