Puthja që “rriti temperaturat” në Botërorin e femrave

Futboll

Puthja që “rriti temperaturat” në Botërorin e femrave

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 13:17
Puthja e futbollisteve

Partnere te Juventusi dhe në jetë, kundërshtare kur përballen kombëtaret e tyre. Lisa Boattin dhe Linda Guardant janë përballur së fundi në Botërorin e femrave, pikërisht ndeshjen mes Italisë dhe Suedisë. Ky Botëror ndodhet në xhion e dytë të fazës në grupe dhe po zhvillohet në Zelandën e Re.

Italiania Boattini (26 vjeçe, në ekipin kombëtar prej 9 vitesh, mbrojtëse) dhe suedezja Sembrant (36 vjeçe, në ekipin kombëtar që nga viti 2008, mbrojtëse si partnerja e saj) shkëmbyen një puthje para ndeshjes, filmuar nga fotografët.

Ndeshja përfundoi 5-0 për skandinavet.

Dashuria mes lojtareve ka lindur te Juventusi, klub ku luajnë të dyja. 14 shkurtin e kaluar, ditën e San Velentinit, në rrjetet sociale të klubit torinez u publikua një video urimi me tri çifte: Manuel Locatelli dhe gruaja e tij Thessa, Cecilia Salvai dhe bashkëshorti i saj Marco, gjithashtu Lisa dhe Linda. Më pas citati nga himni i klubit bardhezi:

“Juve është historia e një dashurie të madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat