Kërkon që të qëndriojë te Manchester Utd

Futboll

Kërkon që të qëndriojë te Manchester Utd

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:50
Mason Greenwood

Mason Greenwood është i etur për të qëndruar te Manchester Utd dhe për të treguar vlerat e tij përsëri pas një suspendimi të gjatë shkaku i akuzave për përdhunim dhe sulm.

Mason Greenwood është duke pritur për një vendim përfundimtar nga bordi drejtues nëse ai mund t’i bashkohet skuadrës pasi të ketë rënë akuzat për sulm ndaj ish-partneres.

Sipas “The Sun”, sulmuesi anglez dëshiron të qëndrojë dhe u ka thënë miqve të tij se “e kupton se duhet të rritet” pasi u bë baba në fillim të këtij muaji.

“Ai po inkurajohet të flasë publikisht dhe të dëgjohet zëri i tij.

Por, privatisht, ai u ka thënë të afërmve se ka mësuar shumë. Ai u bë baba për herë të parë në fillim të këtij muaji dhe e kupton se duhet të rritet”, ka thënë një burim i afërt me Grinvudin.

Ndryshe, sulmuesi anglez nuk ka luajtur një ndeshje me “Djajtë e Kuq” që nga janari i 2022 kur u pezullua nga drejtuesit e klubit nga “Old Trafford”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat