Vinicius: Ai është idhulli im

Futboll

Vinicius: Ai është idhulli im

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 16:59
Vinicius e Rodrygo

Këtë sezon, Real Madrid do të ketë një numër shtatë të ri, fanellë e cila do të mbahet nga Vinicus Junior.

Një numër shumë domethënës në historinë e Los Blancos duke qenë se e kanë mbajtur emra si Raul Gonzales Blancos dhe sigurisht Cristiano Ronaldo, ai që e bëri edhe më të famshme. Në lidhje me numrin shtatë, Vinicius shprehet se për të është një nder të trashëgojë fanellën e CR7, idhullit të tij.

“Jam i nderuar që trashëgoj këtë fanellë që është veshur nga lojtarë prestigjiozë. Unë frymëzohem nga Cristiano Ronaldo, kam parë çdo ndeshje të tij dhe ai ka shenjuar një epokë në këtë klub. Për mua është një idhull.

Aftësia e tij më e mirë është vizioni për lojën, ka shumë kualitet. Për mua ato që Ronaldo bën në fushë janë të pabesueshme”, u shpreh Vinicius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat