Arabia Saudite “telefonon” për sulmuesin e La Ligas

Futboll

Arabia Saudite “telefonon” për sulmuesin e La Ligas

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 18:21
Youssef En-Nesyri!

Arabia Saudite “telefonon” për sulmuesin e La Ligas!

Pasi dështuan të nënshkruanin me “bomberin” e Fulham, Aleksandar Mitroviq, tashmë “gjigandët” arabë të Al-Hilal kanë vendosur fokusin e tyre në një tjetër sulmues me goxha eksperiencë në arenën evropiane.

Bëhet fjalë për sulmuesin maroken, Youssef En-Nesyri, për të cilin sauditët janë të gatshëm të paguajnë klubin e Sevilla plot 45 milionë euro për kartonin, si dhe t’i ofrojnë këtij të fundit një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë plot 15 milionë euro në sezonin 26-vjeçari.

Në krahun tjetër, pas refuzoi kalimin te “çekiçët” e West Ham, En-Nesyri, duket se nuk do të lëvzi në një klub më të vogël se Sevilla, por milionat arabe dhe projekti i tyre afatgjatë mund ta bëjnë për vete “bomberin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat