Ardian Kozniku tregon për ftesën nga Markoviqi dhe pse i është mirënjohës Shoshollit, Hashanit dhe Muriqit

Futboll

Ardian Kozniku tregon për ftesën nga Markoviqi dhe pse i është mirënjohës Shoshollit, Hashanit dhe Muriqit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 korrik 2023 Në ora: 19:14
Ardian Kozniku

Ardian Kozniku është futbollisti i parë shqiptar që ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998.

Kozniku në vitin 1998 me kombëtaren e Kroacisë renditen në vendin e tretë në Kampionatit Botëror, që u mbajt në Francë.

Pas karrierës së bujshme si futbollist, i rreket zejes së trajnerit dhe ka më shumë se tre vite që janë të pandashëm me legjendën kroate, Ante Mishen, me të cilën drejtojnë klubin e ligës së parë arabe, Aladalah Club. 

Image

Ardian Kozniku

Karriera si trajner

Dragovoljac
Shkëndija 
Rudesh U19
Kombëtarja e Kroacisë U19 (asistent)
Lokomotiva 
Al-Arabi (asistent)
Al Faisaly (asistent )
Aladalah Club (asistent) 

Legjenda e futbollit të Kosovës, flet për Xhevdet Muriqin, Ajet Shoshollin, Enver Idrizin, Sabri Hashanin etj.

Kush ishte sebep që Kozniku u ftua në kombëtaren kroate?

Si vendosi t’i bashkohet kombëtares së Kosovës në vitin 1993?
 
“Bota sot”: ‘Çfarë iu bashkoi me Xhevdet Muriqin në Shibenik?

Ardian Kozniku: Gruaja e Xhevdet Muriqit ka ndejtur me gruan time në Split, pasi që Shibeniku ka qenë për çdo ditë i sulmuar nga ushtria serbe.

Në ato vite, Abdyl Bellopoja dhe Xhevdet Muriqi, luanin për Shibenikun.

Gruaja ime ishte shtatzënë në vitin 1993, në muajin e pestë, ndërsa Xhevdet Muriqi me pat thënë në Shibenik: Ose nisu për dritë në Split ose flejë këtu, sepse natën bombardojnë serbët, është rrezik i madh.

Andaj në Shibenik jeta ka qenë shumë e vështirë. Xhevdet Muriqin e kam si vëlla, kam kaluar jashtëzakonisht mirë.

“Bota sot”: Kush iu ftoi në kombëtaren kroate?

Ardian Kozniku: Tani është i ndjerë, Vlatko Markoviq, ish kryetari i Federatës së Futbollit të Kroacisë.

Në atëkohë isha në formë të mirë me Hajdukun dhe më bëri ftesë, ku edhe mora nënshtetësinë brenda 24 orëve.

Nënshtetësinë e mora në një kohë të shpejt, për të cilën nuk ishte e lehtë. 

E pranova me kënaqësi.  

“Bota sot”: Kush iu bindi për kombëtaren e Kosovës në vitin 1993, ku keni luajtur ndaj Shqipërisë dhe fitorja u takoi kuqezinjve me rezultat 3:1 në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë?

Ardian Kozniku: Falënderoj Ajet Shoshollin, sa të kam jetë i jam mirënjohës, më ftoi në kombëtare. Unë pa hezituar fare e pranova por edhe fola me këta të Hajdukut, të cilët më lëshuan.

Drejtuesve të Hajdukut u tregova se kjo ndeshje është për me mbajt gjallë futbollin e Kosovës, ata nuk menduan as dy herë dhe më liruan. E falënderoj edhe Skënder Selmanin, organizator, i cili nuk është në mesin tonë, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës.  

Në Tiranë kemi luajt me Shqipërinë dhe pësuam humbje me 3:1. Nuk ka qenë rezultat me rëndësi sa më u tubua si kombëtare dhe me kolegët Arbnor Morinën, Isa Sadriun, Genc Hoxhën etj.

Rasti i dytë ka qenë kur ishin refugjatë, kam shkuar në Tetovë në vitin 1999 dhe kemi luajtur ndeshje humanitare. Në pranverën e vitit 1999 siç dihet gjysma e Kosovë ka qenë ë dëbuar nga regjimi serb. 
Pasi u çlirua Kosova menjëherë më ftuan në ndeshjen ndaj Tiranës. 

I jam falënderues pa fund kryetari të FFK-së në atëkohë, Sabri Hashani dhe selektorit të pasluftës Ajet Shosholli. 

“Bota sot”: Medalje botërore në vitin 1998! 

Ardian Kozniku: Jam shumë krenar dhe kjo nuk ka të paguar. Një vit që nuk harrohet kurrë. Medalje e bronztë në Kampionatin Botëror, ka qenë qershia mbi tortë dhe festë jo vetëm për kroatët por edhe për shqiptarët. 

Enver Idrizi është sportisti më i madh i të gjitha kohërave, pa e lënë anash Shaban Tërstenën, Majlindën Kelemndin, Aziz Salihun, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin etj. Unë kam qenë flamuri i shqiptarisë.  

“Bota sot”: Pas lojës aktive, u angazhuat trajner?

Ardian Kozniku; Në vitin 2004 kam kryer shkollimin për trajner dhe jam pajisur me licencën Pro të UEFA-së.  

Jam angazhuar trajner në Dragovoljac, për ekipin e juniorëve, pastaj me senior në ligën e dytë kroate.

Kam qenë i punësuar si trajner në Lidhjen e Futbollit të Zagrebit, një pjesë me Lokomotivën, tani edhe me Rudesh-in, Ndërkohë sa kam punuar për Lidhjen e Zagrebit, isha i angazhuar edhe nga federata kroate, i punësuar nga ana e Davor Shukerit.

Një javë kemi përcjellë lojtarët e juniorëve që janë potencial për kombëtare. 

Pastaj me ka ftuar Ivan Gudel te kombëtarja e Kroacisë U19. 

Është viti i tretë që jam në Shtetet Arabe. Me Al Arabin në Kuvajt kemi fituar kampionatin, Superkupën dhe Kupën.  
Tani me Ante Mishen shkuam në Al Faisyly dhe tash jemi në Aladalah Club.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat