Rebiç zbarkon në Stamboll

Futboll

Rebiç zbarkon në Stamboll

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 19:23
Rebiç në mes

Ante Rebiç ka zbarkuar pasditen e të dielës në Stamboll, ku do të kryejë testet mjekësore dhe firmosë me klubin e Besiktasit.

Sulmuesi kroat i dha fund aventurës te Milani, pas tre sezonesh e gjysmë, ku luajti 123 ndeshje dhe shënoi 29 gola, ndërsa për transferimin e tij turqit e Besiktas do të paguajnë rreth 2 milionë euro.

Qindra tifozë të Besiktas kishin dalë në aeroport për të pritur sulmuesin kroat, ndaj të cilit ka pritshmëri të mëdha. Për më tepër, firma me Rebiç entuziazmon jo pak tifozët e Besiktas, pasi deri tani merkatoja e klubit ka qenë vërtetë e vakët.

Klubi i Besiktas do të zbarkojë këtë mesjavë në Shqipëri, për t’u përballur me Tiranën në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat