Chelsea arrin marrëveshje për transferim e Axel Disasi

Futboll

Chelsea arrin marrëveshje për transferim e Axel Disasi

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 19:54
Axel Disasi

Chelsea raportohet se është afër kompletimit të trasnferimit të Axel Disasi nga Monaco.

Gazetari i njohur, David Ornstein, ka raportuar se “Blutë” kanë arritur një marrëveshje në parim me klubin francez për transferimin e 25-vjeçarit.

Chelsea do të paguajë 45 milionë euro për transferimin e Disasi.

Reprezentuesi francez shihet si opsion për të përforcuar mbrojtjen e londinezëve, pasi dihet se Wesley Fofana do të mungojë për një kohë të gjatë.

Në Chelsea, Disasi do të ribashkohet me ish-partnerin e mbrojtjes, Benoit Badiashile, i cili në janar u transferua nga Monaco në “Samtford Bridge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat