Voska Sport nesër zhvillon gjeneralen ndaj Fushë Kosovës

Futboll

Voska Sport nesër zhvillon gjeneralen ndaj Fushë Kosovës

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 20:05
Voska Sport

Voska Sport nesër kundër ekipitt ë Fushë Kosovës do të zhvillojë gjeneralen në prag të sezonit të ri futbollistik 2023/24, në të cilin skuadra për herë të parë në histori do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin maqedonas

Trajneri Miljan Radoviç ndeshjen pritet ta nisë me 11-shen më të mirë, rreth të cilit edhe do të krijohet boshti i skuadrës për sezonin e ri.

Kështu paralajmërojnë nga Voska Sport, edhe pse sigurisht që minutat e tyre do të marrin edhe pjesa tjetër e skuadrës, që gjithashtu do të duhet të ndihmojnë ekipin në sezonin e ri.

Kujtojmë, fazën e përgatitjeve skuadra e Voska Sport të tërën e zhvilloi në Ohër, ku edhe zhvilluan pjesën më të madhe të ndeshjeve kontrolluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat