E kërkonin Aston Villa e Tottenham, Bremer qëndron te Juventus

Futboll

E kërkonin Aston Villa e Tottenham, Bremer qëndron te Juventus

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 13:16
Bremer

Prej vetëm 1 sezon te “bardhezinjtë” e Juventus, qendërmbrojtësi brazilian, Bremer arriti të mahnisë jo pak tifozët, por dhe klube të shumta evropiane, me Aston Villa e Tottenham, që kërkojnë me ngulm shërbimet e 26-vjeçarit.

Mirëpo, me anë të një interviste, me prestigjiozen italiane, “La Gazzetta dello Sport”, Bremer është shprehur se pavarësisht interesimit dhe prestigjit që ka Premier League, sërish ka vendosur t’i qëndrojë besnik “bardhezinjve”, teksa i konsideron këta të fundit, si më të mirët në Itali.

“Premier League është një ligë e rëndësishme, por unë dua të qëndroj te Juve, e cila është më e mira në Itali.

Dua të bëj mirë këtu, nuk e dimë kurrë të ardhmen, por tani po mendoj vetëm të qëndroj te Juventus”,- është shprehur Bremer gjatë intervistës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat