Shkëndija sqaron opinionin

Futboll

Shkëndija sqaron opinionin

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:26
Logo e Shkëndijes

Klubi i Futbollit Shkëndija komunikon ndarjen me drejtuesit e departamentit të sportit, Harun Isa, Skender Jonuzi dhe Ibraim Osmani. 

"Kontrata njëvjeçare me drejtorin sportiv Harun Isa dhe bashkëpunëtorët e tij Jonuzi e Osmani është në përfundim dhe klubi shpreh mirënjohje për angazhimin e tyre të deritashëm në Shkëndijë. 

Drejtuesit e klubit ndjejnë keqardhje për këtë epilog, pasi dëshira dhe ideja ishte që ngritja e Shkëndijës në nivelet e dëshiruara të bëhet me personalitete me të kaluar të pasur futbollistike nga Tetova.

Fatkeqësisht, gjërat nuk shkuan si deshtëm drejt përmbushjes së objektivave.

KF Shkëndija falemenderon Harun Isën, Skender Jonuzin dhe Ibraim Osmanin për kontributin e dhënë, duke ju uruar gjitha të mirat në të ardhmen", njofton Shkëndija e Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat