Vazhdojnë largimet nga Gjilani

Futboll

Vazhdojnë largimet nga Gjilani

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 23:54
Besar Musolli

Besar Musolli është futbollisti i radhës që ka konfirmuar largimin nga SC Gjilani.

Mesfushori, përmes një postimi në “Facebook”, konfirmoi se nuk do të jetë më pjesë e gjilanasve.

33-vjeçari e vlerësoi si nder dhe privilegj që kishte mundësinë të luante për Gjilanin, si dhe të ishte kapiten.

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e SC Gjilanit.

Ka qenë nder dhe privilegj që kam patur mundësinë të vesh fanellën e Gjilanit e të përfaqësoj këtë skuadër dhe si kapiten i saj.

Dua të falënderoj përzemërsisht presidentin e klubit Florim Zuka. Mirënjohje për të gjithë tifozët e veçanërisht SKIFTERAT.

Falënderoj çdo anëtar të klubit, trajnerët, lojtarë që kam bashkëpunuar këto sezone, pasi kemi kaluar shumë momente të veçanta. I uroj më të mirat Gjilanit në vijim”, njofton Musolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat