Shkëmbimi Vlahovic-Lukaku, ja fjalët e Allegrit

Futboll

Shkëmbimi Vlahovic-Lukaku, ja fjalët e Allegrit

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 09:57
Shkëmbimi Vlahovic-Lukaku, ja fjalët e Allegrit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për shkëmbimin e mundshëm të sulmuesve Dusan Vlahovic dhe Romelu Lukaku.

Vazhdimisht po përflitet për një shkëmbim mes Chelseat dhe Juventusit për dyshen në fjalë, pasi që londinezët dëshirojnë me çdo kusht ta largojnë Lukakun.

Tani, Chelsea ka një ide shkëmbimi, që t’ia merr Juventusit sulmuesin serb, në këmbim të Lukakut.

Allegri e ka komentuar këtë gjë, duke thënë se do t’i përshtatet vendimit të klubit si gjithmonë.

“Jam i lumtur me lojtarët që ne i kemi por është e pamundur për të refuzuar ofertat, ato do të shqyrtohen për shkak të situatës financiare. Do të përshtatem me klubin si gjithmonë”, tha Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat