Zyrtare: Gjilani mbetet edhe pa trajner

Futboll

Zyrtare: Gjilani mbetet edhe pa trajner

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 11:09
Klodian Duro

Pas largimeve të Albert Dabiqajt, Egzon Sinanit dhe së fundmi Arber Prekazit, nga Gjilani tani ka njoftuar largimin edhe trajneri Klodian Duro.

Duro e njoftoi largimin nga skuadra e Gjilanit përmes një komunikate në profilin e tij zyrtar, raporton KosovaPress.

“Fund. U bashkuam pa e pritur njeri dhe po keshtu po ndahemi. Ne lufte shkohet me trima dhe trimat e mij luftuan si asnjehere me pare ne dy perballje shum te forta ku ishim te pabarabarte ne numër”, shkroi Duro në “Facebook”.

“Pritem deri ne fund te gjithe bashke per te luftuar perseri ne betejat qe kishim para por ishte e pamundur. Ishte shum e bukur per aq sa zgjati dhe largohemi te gjithe me koken lart si shqiponja. Faleminderit djem”, shkroi më tej Duro.

Duro morri drejtimin e Gjilanit më 1 korrik të këtij viti, ndërsa largohet pas vetëm dy ndeshjeve me klubin gjilanas, me të cilin pati bilanc prej një barazimi dhe një humbje, që të dyja kundër Progres Niederkorn në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat