​Pochettino e paralajmëron Colwill

Futboll

​Pochettino e paralajmëron Colwill

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 12:06
Mauricio Pochettino

Nuk ka garanci që Levi Colwill do të jetë titullar në mbrojtjen e Chelseat këtë sezon të ri ka thënë Mauricio Pochettino, i cili e ka sfiduar lojtarin që të tregojë se është i gatshëm për të luajtur.

Colwill, i cili ka nënshkruar një kontratë të re me Chelsean, refuzoi interesim serioz nga skuadrat e Premier Ligës për ta vazhduar të ardhmen në “Stamford Bridge”.

Brighton, skuadra ku Colwill kalon sezonin e kaluar në huazim, bëri dy oferta për yllin anglez, ndërsa raportohej vazhdimisht për interesim serioz nga Liverpooli.

Mundësitë për një minutazhë më të mirë ishin një faktor në gatishmërinë e Colwill për t'ia përkushtuar të ardhmen Chelseat.

Pochettino nuk ka asnjë dyshim për potencialin e Colwill dhe deklaroi më herët në turneun e Chelseat në SHBA se ai mund të jetë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Angli dhe dje e cilësoi atë një talent fantastik.

Por, Pochettino insistoi se Colwill duhet të luftojë për pozitën e titullarit në skuadrën e tij.

“Po e zëmë se ai mund të luajë, isha i qartë me të, ne ishim duke folur për të që të ketë mundësinë të garojë me bashkëlojtarë të ndryshe. Nëse ai e meriton të luajë, ai do të luajë”, tha Pochettino.

Konkurrenca për vendin e titullarit në mbrojtje te Chelsea pritet të rritet më tej. Të martën, Axel Disasi mbërriti në Angli për teste mjekësore përpara transferimit të tij nga Monaco prej 45 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat