Kundërshtarë nga Luksemburgu për Struga Trim Lum

Futboll

Kundërshtarë nga Luksemburgu për Struga Trim Lum

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 12:16
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum me dy fitore të njëpasnjëshme dhe një rezultat të përgjithshëm 5:3, me plotë meritë arriti që të eliminojë Buduçnostin e Malit të Zi në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës.

Pas fitores 1:0 në ndeshjen e parë në Ohër, të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro mbrëmë në Podgoricë shënuan edhe një fitore tjetër, 4:3, në të cilën fjalën kryesore e pati Marjan Radeski, i cili realizoi tre gola, derisa një gol tjetër, shtoi edhe Besart Ibraimi.

Që të dy tashmë kanë nga 3 gola me fanellën e Struga Trim Lum në garat e këtij edicioni në Europë, aty ku Struga Trim Lum do ta vazhdojë në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës.

Kundërshtarë i Struga Trim Lum në këtë fazë do të jetë skuadra përfaqësuese nga Luksemburgu, Sëift Hesperange.

Këta të fundit mbrëmë eliminuan ekipin e FC The Neës Saints nga Uellsi, falë fitores 3:2 në terren vendas, pasi ndeshja e parë në tokën uellsiane ishte mbyllur me shifrat 1:1.

Ndeshjen e parë ndaj Hesperange skuadra strugane do ta zhvillojë në Ohër me datë 10 gusht, ndërsa atë kthyese një javë më vonë në Luksemburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat