Amrabat refuzon sheikët, zgjedh klubin e ri

Futboll

Amrabat refuzon sheikët, zgjedh klubin e ri

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 12:49
Sofyan Amrabat

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Sofyan Amrabat e ka zgjedhur klubin se ku dëshiron të transferohet.

Amrabat dëshiron vetëm kalimin te Manchester United, pasi që ylli maroken i ka dhënë dritën e gjelbër gjigantit anglez.

Amrabat nuk ka thënë kurrë se ai mund të qëndrojë te Fiorentina, pavarësisht siç ishte bërë e ditur nga “ANSA” dje.

Amrabat veçse e ka pranuar kalimin te United dhe e dëshiron me çdo kusht transferimin, ku tani ka mbetur vetëm të fillojnë bisedimet mes “Djajve të Kuq” dhe Fiorentinas.

Drita e gjelbër nga Amrabat për Ten Hag u dha në qershor, pavarësisht ofertave joshëse nga Arabia Saudite.

Ende nuk është dërguar një ofertë zyrtare drejt Fiorentinas, por United do të përgatisë një propozim së shpejti.

Në anën tjetër, Fred do të largohet 100% nga United, ndërsa ky i fundit pret që ta shes edhe Donny van de Beek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat