Real Sociedad kërkon “dështimin” e Manchester United

Futboll

Real Sociedad kërkon “dështimin” e Manchester United

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 13:59
Donny van de Beek

Real Sociedad kërkon “dështimin” e Manchester United!

I transferuar me shumë bujë, në tetorin e vitit 2020, nga “gjigandët” holandezë të Ajax te “djajtë e kuq” të Manchester United, “fantazisti” holandez, Donny van de Beek nuk arriti dot të linte “gjurmën” e tij në Premier League dhe tani është pranë nisjes së një “aventure” të re.

Për shërbimet e holandezit, tashmë 26-vjeçar interesohen spanjollët e Real Sociedad, të cilët kanë nisur negociatat paraprake si me përfaqësuesit e lojtarit, por edhe me atë të klubit anglez, teksa janë duke diskutuar me këta të fundit gjetjen e “formulës” së duhur për transferimin e “tulipanit”.

Në krahun tjetër, kujtojmë se përgjatë 3 sezoneve të tij të fundit, të shpenzuara në Premier League, mes Manchester United e Everton, Van de Beek ka zhvilluar gjithësej 67 përballje, në të cilat ka arritur të shënojë 3 gola, si dhe të dhurojë 2 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat