Sulmuesi boshnjak te Shkupi vjen përmes ish drejtorit sportiv

Futboll

Sulmuesi boshnjak te Shkupi vjen përmes ish drejtorit sportiv

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 14:04
Omer Bunjaku e Armin Hoxhiq

Armin Hoxhiq do të jetë përforcimi i ri i Shkupit në repartin e sulmit.

Nga klubi i Çairit ende nuk e kanë zyrtarizuar futbollistin boshnjak, por palët kanë arritur akordin dhe sulmuesi mund të llogaritet bardhekaltër. 

Hodzic vjen me një karrierë të mirë pas vetes, ku në të kaluarën ka luajtur për klube të ndryshme europiane, ndërsa ajo që bie në sy është se ka qene pjesë edhe një ekipi të madh si Liverpulli, ku ka luajtur për grupmoshat e reja, U18 dhe U21. 

E veçanta e këtij transferimi është se boshnjaku te Shkupi vjen nga ish drejtori sportiv i kësaj skuadre, Omer Bunjaku.

Ky i fundit pas largimit nga Shkupi, nuk u angazhua në ndonjë klub tjetër, përderisa ka nisur punën me menaxhimin e futbollistëve dhe si një ndër të parët që bëhet publike, është Hodzic që vjen në Çair përmes Bunjakut. 

Ish drejtori sportiv i nën-kampionëve në një farë mënyre ka nisur ta ndihmojë Shkupin dhe ndoshta në të ardhmen mund të sjell edhe emra tjerë në skuadrën e Çairit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat