Italia dhe Brazili jashtë Botërorit

Futboll

Italia dhe Brazili jashtë Botërorit

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 14:48
Italia

Botërori i Femrave vazhdon të dhurojë surpriza, ku në ndeshjet e fundit të grupeve janë eliminuar Italia dhe Brazili.

“Axurret” u lanë jashtë këtij Botërori vetëm në minutat e fundit të takimit me Afrikën e Jugut, ku Gatlana shënoi golin e 3-2. Po në Grupin G, Suedia mundi 0-2 Argjentinën për ta mbyllur në krye me pikë të plota.

Në Grupin F ndodhi një tjetër surprizë, me Xhamjakën që barazoi pa gola kundër Brazilit dhe vajzat “Seleçao” u renditën të tretat.

Nga ana tjetër, Franca dominoi me rezultatin 3-6 Panamanë për të marrë vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat