Jakiroviç paralajmëron lojë ofensive ndaj Dukagjinit

Futboll

Jakiroviç paralajmëron lojë ofensive ndaj Dukagjinit

Nga: K. Goca Më: 2 gusht 2023 Në ora: 18:22
Sergej Jakiroviç

Rijeka ka qetësinë, Dukagjini i Klinës presionin për sfidën e kthimit të rrethit të dytë të kualifikueseve për Conference League në futboll. 

Ndeshja luhet nesër mes Rijekës dhe Dukagjinit (20.15).

Rijeka e ka fituar takimin e parë me 1:0 në Prishtinë nsdaj Dukagjinit. 

Jakiroviç paralajmëron lojë ofensive ndaj Dukagjinit

 “Orari është i ngjeshur dhe i pamëshirshëm, dhe ndaj Dukagjinit shkojmë në ndeshjen e dytë me një gol epërsi. 

Sigurisht që nuk do ta mbrojmë këtë epërsi”,  thotë trajneri i Rijekës, Sergej Jakiroviç.

“Përveç kësaj, ne duam të luajmë shumë më energjik dhe më kombinues, me më shumë rrezik dhe më shumë guxim me topin në këmbë”, tha më tej. 

Futbollisti Danilo Veiga do të zërë vendin e mbrojtësit të djathtë. “Presim një provë shumë të vështirë. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo në Prishtinë.

Sigurisht, ne duam të prezantohemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të fitojmë”, - thotë Veiga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat