Ramos - lojtar i lirë

Futboll

Ramos - lojtar i lirë

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 19:44
Ramos

Sergio Ramos është një lojtar i lirë pas largimit nga Paris Saint-Germain.

Për ish-mbrojtësin e Real Madridit ka interes tashmë dhe nga klubi legjendar i Argjentinës.

Siç raporton “TyCSport”, Boca Juniors ka shfaqur interes së fundmi për Sergio Ramos.

Klubi argjentinas thuhet se është gati t’i ofrojë kampionit të Botës me Spanjën një kontratë 18-mujore.

Megjithatë, Ramos nuk e ka vendosur ende ekipin ku do të vazhdojë të ardhmen e tij. Pas një eksperience 2-vjeçare me PSG, 37-vjeçari tashmë është një lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat