Cadena Ser: Kalimi i Mbappe te Reali është i sigurtë, ja data e prezantimit

Futboll

Cadena Ser: Kalimi i Mbappe te Reali është i sigurtë, ja data e prezantimit

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 22:24
Mbappe

Çdo ditë që kalon Kylian Mbappe është më afër Real Madridit.

Kjo u pasqyrua në mbledhjen e fundit në Cadena Ser ku u fol për mënyrën se si po shkon operacioni Mbappe dhe hapat që ka ndërmarrë Real Madrid.

Real Madridi i ka të gjitha opsionet për ta parë Mbappe me fanellën e Los Blancos këtë javë. Këtë e kanë transmetuar media Cardena Ser, të cilët kanë caktuar edhe datën e ardhjes së sulmuesit francez.

Më së voni, ata vendosën 1 shtatorin si ditën kur Mbappe do të zyrtarizohet te Reali. Por jo gjithçka varet nga ai, Real Madridi do të duhet të lëshojë një ofertë dhe ajo pritet të jetë më e ulët.

Miguel Martín Talavera shpjegoi: “Jemi disa ditë larg që Mbappe të veshë fanellën e Real Madridit. Ndryshe nga dy vjet më parë, këtë vit Florentino Perez ka më tepër maturi, 9-shi i lirë nuk ishte rastësi”.

Ndryshe nga sezonet e tjera, pikërisht këtë verë, kur klubi parizian ka marrë vendimin për të shitur lojtarin për shkak të pasigurisë se ai do të lihet i lirë sezonin e ardhshëm pasi ka hequr dorë nga vazhdimi i kontratës, kjo datë ka kaluar sepse e fundit ishte ajo më 31 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat