Fshati i Ishujve Faroe shkruan historinë në Champions League!

Futboll

Fshati i Ishujve Faroe shkruan historinë në Champions League!

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 00:12
Klaksvik

Fshati i Ishujve Faroe shkruan historinë në Champions League!

Ndeshjet e sotme të turit të dytë të Champions League kanë dhuruar rezultate shumë interesante, ku spikat sidomos një sfidë ku është shkruar historia.

Klaksvik e Ishujve Faroe është kualifikuar në turin e  tretë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë, skuadra e një fshati me vetëm 5032 banorë.

Skuadra e cila në vitet e fundit ia kishte dalë të shkonte deri në play-off të Ligës së Europës,

këtë herë arriti të siguronte të paktën grupet e Ligës së Konferencës, pasi eliminoi kampionët e Suedisë, BK Haken.

Pas barazimit 0:0 mes skuadrave në ndeshjen e parë, sfida u mbyll në barazim edhe në të dytën, këtë herë me shifrat 3:3.

Në fund, skuadra e Klaksvik u kualifikua duke triumfuar me penalti, në fushën kundërshtare, për një rezultat historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat