Trajneri Arteta konfirmon dëmtimin e sulmuesit

Futboll

Trajneri Arteta konfirmon dëmtimin e sulmuesit

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 10:35
Arteta

Sezoni i ri është “pas dere” për Arsenal, me “Topçinjtë” të cilët nisin ndeshjet zyrtare që këtë të dielë kur sfidojnë Manchester Cityn për trofeun e Community Shield, ndërsa pas një javë do të debutojnë në Premier League teksa presin në “Emirates”, Nottingham Forest.

Por, ambienti tek londinezët nuk është i qetë pasi Gabriel Jesus do të humbasë disa javë për shkak se i janë rikthyer problemet në gju, të trashëguara nga sezoni i kaluar.

Këtë e konfirmoi vetë trajneri Mikel Arteta që theksoi se braziliani do të humbasë disa javë nga sezonit i ri, pasi e ka të pamundur të zbresë në fushë.

“Për fat të keq Jesus ka ndjerë disa shqetësime në gju dhe duhet patjetër që të kontrollohet dhe ta zgjidhë këtë situatë. Nuk besoj se bëhet fjalë për diçka të rëndë, por ai do të humbasë disa javë nga sezoni i ri.

Më vjen shumë keq sepse po rikthehej në formën e duhur dhe tani e humbasim sërish.

Por, vendimi i duhur është ai për të mbrojtur lojtarin dhe tani të mundohemi që ta integrojmë sërish derisa të rikthehet në gjendjen optimale.

Nuk bëhet fjalë për një dëmtim të ri, por është ai i sezonit të kaluar kur edhe iu desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale”, u shpreh Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat