Dëmtohet goditja e bujshme e verës

Futboll

Dëmtohet goditja e bujshme e verës

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 11:01
Kristofe Nkunku

Çelsi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në miqësoren e luajtur në Çikago përballë Borusia Dortmundit.

Madje, më shumë se rezultati, kampi blu po shqetësohet për dëmtimin e yllit të skuadrës, Kristofe Nkunku.

Sulmuesi u dëmtua në minutën e 20 të takimit pas një ndërhyrjeje të gabuar, duke ndjerë shqetësim në gjurin e tij. Kështu, u detyrua të largohet nga fusha duke i lënë vendin Mudrik.

Stafi mjekësor i Çelsit ka nisur nga puna për të parë gjendjen e lojtarit, teksa shpresohet që të mos ketë një dëmtim të rëndë.

Me dëmtimin e Nkunku, rriten shanset që Broja të ketë hapësirë në skuadër. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas dëmtimin e tij dhe duket se është i gatshëm që të bashkohet me skuadrën në stërvitje për të qenë nën urdhrat e trajnerit Poçetino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat