FFK-ja njofton se kur do të fillojnë të gjitha ligat në futbollin e Kosovës

Futboll

FFK-ja njofton se kur do të fillojnë të gjitha ligat në futbollin e Kosovës

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në futboll do të fillojë sezonin 2023/24 më 12 gusht.

Ndërkohë vetëm një javë më vonë garat për sezonin e ri do të fillojnë edhe në dy grupet e Ligës së Parë.

Tani FFK-ja ka njoftuar për ligat e tjera, si ajo e dyta, e juniorëve dhe kadetëve kur do të fillojnë.

Komisioni i Garave i Ligës së Dytë, Superligës dhe Ligës së Parë të juniorëve dhe Superligës së kadetëve ka vendosur që edicioni i ri i garave 2023-2024 të nisë më 26-27 gusht.

Njëherësh, Komisioni i Garave mori vendim që tërheqja e shortit për edicionin e ri të bëhet të hënën (më 7 gusht), duke filluar nga ora 11:00 për Ligën e Dytë, 11:15 për Superligën e kadetëve, 11:30 për Superligën e juniorëve dhe nga ora 11:45 për Ligën e Parë të juniorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat