Neymar rikthehet me dy gola

Futboll

Neymar rikthehet me dy gola

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 13:00
Neymar

PSG ka arritur të marrë një fitore me rezultatin 3-0 në miqësore ndaj skuadrës koreanre të Jeonbuk.

Titullar për francezët është rikthyer edhe Nejmar, i cili ka arritur të lërë gjurmë duke shënuar një dygolësh dhe një asist për Asension.

Skuadra parisiene ka bërë një paraqitje mjaft të mirë ndaj një rivali modest në letë. Titullar për skuadrën e drejtuar nga Luiz Enrike, ishte Etan Mbape, vëllai i Kilian Mbapes i cili është pezulluar nga klubi për shkak të mos rinovimit të kontratës.

Trajneri Enrike kishte lënë në stol edhe emra si Skriniar, Hakimi, Hernandez apo Vitinja teksa Renato Sançez nuk ishte grumbulluar. Ky i fundit është shumë pranë transferimit te Roma në Serinë A italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat