Barcelona refuzoi

Futboll

Barcelona refuzoi

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 17:54
Neymar

Negociatat për transferimin e Ousman Demble nga Barcelona te PSG kanë zgjatur shumë pak.

Kjo për faktin se futbollisti kishte një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh në kontratë dhe parisienët në fund vendosën që ta aktivizonin atë duke siguruar firmën e tij.

Por gjithsesi, nga Parisi u munduan që të ulnin disi koston e transferimit dhe i propozuan Barcelonës një shkëmbim, si pjesë të marrëveshjes.

“Sport” bën të ditur se në momentin që Dembele do të shkonte në Paris, kampionët e Francës propozuan që rrugën e kundërt ta bënte braziliani Nejmar. Jo si shkëmbim kokë për kokë, por si një huazim me të drejtë blerje përfundimtare.

Një alternativë që u refuzua menjëherë nga katalanasit. E para sepse nuk përballonte dot ekonomikisht shpenzimin për rrogën e futbollistit, si pasojë e vështirësive financiare. Dhe e dyta sepse vetë Çavi, ish-shok skuadre me te, nuk pëlqente lojtarin, duke mos e vlerësuar si të përshtatshëm për idenë e lojës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat