Ronaldo kërcen mbi të tjerët dhe kualifikon Al Nasr në minutat e fundit!

Futboll

Ronaldo kërcen mbi të tjerët dhe kualifikon Al Nasr në minutat e fundit!

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 19:43
Ronaldo në veprim

Ronaldo kërcen mbi të tjerët dhe kualifikon Al Nasr në minutat e fundit!

Al Nasr ka arritur të kualifikohet nga grupet e Ligës së Kampionëve të Arabëve duke barazuar 1-1 me Zamalek, me një gol të shënuar nga Kristiano Ronaldo në minutën e 87’.

Skuadra nga Arabia Saudite pësoi në minutën e 53’ me anë të një penalltie, por atëherë kur shpresat ishin shuar, ishte pikërisht CR7 i cili tha fjalën e fundit.

Pas një krosimi në zonë nga Konan, Ronaldo kërceu mbi të tjerët duke shënuar me kokë dhe duke barazuar takimin, për të kualifikuar në vendin e dytë skuadrën e Al Nasr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat