Mesfushori i Barçës fluturon drejt Arabisë

Futboll

Mesfushori i Barçës fluturon drejt Arabisë

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 11:43
Stadiumi në Camp Nou

Shumë u përfol për një rikthim të Franck Kessie në Serie A, aty ku ka luajtur më parë me Atalantën dhe Milanin. Interi dhe Juventusi tentuan afrimin e mesfushorit të Barcelonës, por e ardhmja e tij quhet Arabia Saudite.

26-vjeçari nga Bregu i Fildishtë u transferua gjatë verës së vitit të kaluar si lojtar i lirë në “Camp Nou”.

Pas përfundimit të kontratës me kuqezinjtë e Milanit. Por nuk ia doli të siguronte një post titullari fiks te skuadra e Xavit.

Kessie u aktivizua në 43 ndeshje gjatë edicionit të fundit me Barçën në të gjithë kompeticionet. Teksa vetëm 16 prej tyre i nisi nga minuta e parë.

Agjenti i lojtarit ka arritur marrëveshjen me sauditët e Al Ahly. 15 milionë euro do të përfitojnë kampionët e Spanjës nga shitja e Kessie në Arabinë Saudite.

Ndërkohë, futbollisti afrikan do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin e ri, nga e cila do të përfitojë rreth 16 milionë euro në sezon.

Footmercato shkruan se Kessie do të zhvillojë test mjekësore në Paris, për të fluturuar më pas drejt Arabisë dhe për t’u prezantuar si lojtari më i ri i Al Ahly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat