Plaçkitje në shtëpinë e Zenelit e Berishës, dëmi vlerësohet në 350 mijë euro

Futboll

Plaçkitje në shtëpinë e Zenelit e Berishës, dëmi vlerësohet në 350 mijë euro

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 16:44
Zeneli e Berisha

Shtëpia e e Arbër Zenelit dhe ajo e Valon Berishës janë plaçkitur derisa dyshja ishin në udhëtim me skuadrën e Reims-it. Dëmet janë vlerësuara midis 300 mijë dhe 350 mijë euro, ka bërë të ditur zyra e prokurorit të Reims, duke konfirmuar informacionin e “France Bleu Champagne-Ardenne”.

Dy yjet e Kosovës po udhëtonin me ekipin në Valensien në momentin e ngjarjes ka bërë dë ditur Ludovic Andre, prokuror i Reims.

“Vjedhja është konstatuar për mbrëmjen e së mërkurës, hetimet janë hapur dhe policia gjyqësore ka filluar hetimet”, ka thënë prokurori.

Sipas dyshimeve të para, janë vjedhur dy çanta “Louis Vuitton” dhe shtatë ora “Rolex”, me një vlerë totale nga 300.000 deri në 350.000 euro.

Tashmë ka një dëshmitar për rastin dhe kamerat CCTV janë “në funksion”, shtoi më tej prokurori, duke zbuluar se ende nuk kanë rënë në gjurmët e plaçkitësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat