Ndeshja Struga TL - Hesperange tek FFM, “Todor Proeski” nuk përmbush kushtet!

Futboll

Ndeshja Struga TL - Hesperange tek FFM, “Todor Proeski” nuk përmbush kushtet!

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 18:19
Stadiumi “Todor Proeski”

Ndeshja Struga TL - Hesperange tek FFM, “Todor Proeski” nuk përmbush kushtet!!

Ndeshja e turit të tretë eliminatorë në kuadër të Ligës së Konferencës midis Struga Trim Lum dhe Swift Hesperange, nuk do të luhet në arenën “Todor Proeski”.

"Kështu ka vendosur Institucioni më i lartë i futbollit europian, sipas të cilëve fusha e stadiumit “Todor Proeski” nuk i përmbush aspak kriteret e kërkuara nga ana e tyre, andaj është marrë vendim që ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Swift Hesperange të zhvillohet në stadiumin pranë Qendrës Sportive “Petar Milloshevski” tek FFM.

Ndeshja e parë e turit të tretë midis Struga Trim Lum dhe Swift Hesperange do të zhvillohet me datë 10 gusht me fillim në ora 17:00", njofton FC Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat