Zyrtare: Yunus Musah prezantohet te Milani

Futboll

Zyrtare: Yunus Musah prezantohet te Milani

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 23:29
Yunus Musah

Yunus Musah është edhe zyrtarisht futbollist i Milanit.

Mesfushori amerikan ka qenë objektiv i Rossonerëve prej kohësh, por pas negociatave të stërgjatura më në fund është arritur marrëveshja mes palëve.

Rossonerët e kanë blerë përfundimisht talentin amerikan për shumën e 20 milionë eurove, plus bonuse të tjera.

Musah ka nënshkruar kontratë afatgjate me Milanin, kontratë e cila e mbanë deri në verën e vitit 2028 në San Siro.

Reprezentuesi amerikan kësisoj bëhet transferimi i tetë i Milanit në afatin kalimtar veror.

Gjiganti italian kë nënshkruar edhe me Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek, Noah Okafor, portierin Sportiello, Tijjani Reijnders, Luka Romero e Samuel Chukwueze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat