Falcao rrezikon burgun, jep dorëheqjen nga Santosi

Futboll

Falcao rrezikon burgun, jep dorëheqjen nga Santosi

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 11:52
Paulo Roberto Falcao

Ish-futbollisti i njohur brazilian, tashmë në rolin e drejtorit sportiv te Santosi, Paulo Roberto Falcao është përfshirë në një ‘skandal me drita të kuqe’ dhe është detyruar të japë dorëheqjen nga klubi brazilian.

Falcao është akuzuar për ngacmim seksual nga një recepsioniste në bllokun rezidencial ku ai jeton në Sao Paolo, megjithatë dorëheqjen nga klubi i Santosit e ka justifikuar me protestat e tifozëve për paraqitjen e skuadrës.

“Për respekt të tifozëve të Santosit, duke marrë shkas edhe nga protestat e tyre për paraqitjen e skuadrës në fushë, kam vendosur të jap dorëheqjen nga detyra e drejtorit sportiv.

Ndjesia ime e parë është të mbroj imazhin e klubit”, shkroi Falcao, i cili kishte vetëm 9 muaj në atë detyrë.

Ndërkohë, ish-sulmuesi i Romës, që ishte protagonist në titullin kampion të fituar në sezonin 1982-1983, komentoi edhe akuzat për ngacmim seksual.

“Sa u përket akuzave të dalë në media të premten, mund të them se jam i surprizuar dhe se nuk ka asnjë fakt për t’i mbështetur ato”, tha Falcao.

Mediat braziliane kanë publikuar dëshminë e recepsionistet 26-vjeçare, e cila është shprehur se Falcao e prekte vazhdimisht në pjesët intime, derisa ajo vendosi ta denoncojë.

Ndërkohë, policia vendase ka marrë nën kontroll kamerat e rezidencës, për të verifikuar nëse qëndrojnë apo jo pretendimet e recepsionistes braziliane dhe për të proceduar më pas me ndalimin e Falcaos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat