Giuntoli ka dy objektiva për mesfushën

Futboll

Giuntoli ka dy objektiva për mesfushën

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 13:10
Giuntoli

Juventus është në kërkim të një mesfushori, megjithatë objektivat e bardhezinjve vijojnë të sfumohen, me Arabinë Saudite që prish rregullisht planet e Giuntolit.

Emri kryesor në listën e drejtorit sportiv të bardhezinjve ishte serbi Sergei Milinkovic-Savic, por ky i fundit zgjodhi transferimin në Arabinë Saudite, me Al Hilal që ofroi më shumë si për Lazion, ashtu edhe për mesfushorin serb.

Kështu bardhezinjët kthyen sytë nga një ish-futbollist i Serisë A si Franck Kessie, që nuk u përshtat dot te Barcelona. Por edhe në këtë rast Kessie duket se është joshur nga milionat arabe dhe i ka hapur udhë një transferimi atje.

Në këto kushte Juventusi po studion alternativa të tjera, teksa kryesorja është ajo e ganezit Thomas Partey, i cili luan te Arsenal.

Për momentin Giuntoli ka kërkuar vetëm një informacion paraprak mbi mundësitë dhe kostot e kryerjes së transferimit, megjithatë shumë shpejt drejtori sportiv i bardhezinjve mund të përfundojë në Londër për të negociuar me Arsenalin.

Krahas Partey, ndiqet me interes edhe mesfushori 19-vjeçar i Strasburgut, Habib Diarra, i cili bëri një sezon në kufijtë e perfektes dhe ka përfunduar në radarët e shumë klubeve europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat