Juventusi duhet ta mbajë Vlahovic

Futboll

Juventusi duhet ta mbajë Vlahovic

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 17:58
Dusan Vlahovic.

Ish-futbollisti i Juventusit, Federico Bernardeschi, i cili aktualisht luan për Toronton, beson se Juventus nuk duhet të nxitojë për t’u ndarë me sulmuesin serb Dusan Vlahovic.

Por, përkundrazi t’i sigurojë atij kushtet për të zbuluar potencialin e tij, të cilin Bernardeschi e konsideron shumë të lartë.

“Vlahovic duhet të lihet në skuadër, për këtë jam shumë i sigurt. Ai do të shënojë njëzet e pesë gola në sezon nëse gjithçka është në rregull me shëndetin e tij.

Ai lështë një lojtar i madh, i ri", citoi agjencia italiane e lajmeve ITASportPress fjalet e Bernardeschit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat