Bento: Ëndrra ime në duart e presidentit

Futboll

Bento: Ëndrra ime në duart e presidentit

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 12:13
Bento

Portieri i Athletico Paranaense është një nga lojtarët më të mirë të Amerikës së Jugut në rolin e tij dhe në moshën 24 vjeç ndohet gati për të bërë hapin e madh: zëvendësi i Sommer mund të vijë nga Brazili, që në të kaluarën u ka dhuruar zikaltërve Julio Cesar.

Në një intervistë të dhënë për Radio Transamerica, Bento ka shprehur në mënyrë të qartë se cila është situata me klubin italian: “Ka ardhur oferta e Inter-it, kam folur me drejtuesit dhe ëndrra ime është në duart e presidentit”.

Bento ka dëshirë të transferohet tek Inter-i dhe të nisë aventurën e tij europiane.

Portieri brazilian ka një kklauzolë 60 milionë euro në kontratë, por Athletico Paranaense mund të kënaqet me një shifër të përafërt me 10 milionë euro.

Kjo, në fakt, ka qenë kërkesa që klubi i ka bërë Benfica-s rreth një muaj më parë. Për më tepër, portieri nuk do të zinte edhe një vend si jo komunitar për shkak se ka edhe pasaportë italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat