Klubi europian zbulon fanellën e re

Futboll

Klubi europian zbulon fanellën e re

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 16:12
Fanella

Ishte 6 gushti i 2003-shit kur historia e Cristiano Ronaldo-s ndryshoi përgjithmonë. Në stadiumin Alvalade, i sapo ndërtuar dhe i inauguruar pikërisht për atë ndeshje, është luajtur Sporting-Manchester United.

CR7 është konfirmuar në atë ndeshje në nivel ndërkombëtar për herë të parë, aq sa kundërshtarët kanë vendosur ta marrin (Sir Alex Ferguson kishte vendosur para se të zbriste në fushë). Sportingu ka dashur ta nderojë atë ditë duke i dedikuar një fanellë Ronaldo-s.

Jo rastësisht ajo që do të përdoret si fanellë e tretë nga klubi është prezantuar pikërisht sot, saktësisht 20 vite nga sfida kundër Manchester United.

Në anën e majtë të fanellës shihet qartë e shkruar CR7 dhe ideja e fanellës është frymëzuar nga ajo që Cristiano Ronaldo ka veshur atë ditë, me të zezën dhe të artën si ngjyra kryesore.

Sporting e kishte lajmëruar fanellën mëngjesin e sotëm me një video emocionuese, ku ka ripërshkuar 20 vitet e fundit të lojtarit aktual të Al Nassr.

Në komunikatën zyrtare për shtyp të klubit është shkruar:

“Udhëtoni mbrapa në kohë me ne deri në vitin 2003. Është 6 gushti. Imagjinoni të jeni në inaugurimin e stadiumit të ri Jose Alvalade. Arbitra do t’i bjerë bilbilit për fillimin e ndeshjes kundër Mancehester United…

“Jemi kthyer në këtë moment, kemi rikuperuar më të mirën e asaj dite, më të mirën e këtyre 20 viteve dhe më të mirë e asaj që është Made In Sporting . Tani ju ftojmë të ktheheni në të ardhmen, 20 vite përpara dhe pesë Topa të Artë më pas. Është 6 gushti 2023.

“Është datëlindja e shtëpisë sonë dhe kemi përgatitur një dhuratë shumë speciale për ju. Ju prezantojmë të riun Pele de Leao, frymëzuar nga uniforma e përdorur në 2003-shin, me rastin e 20 vjetorit të stadiumit Jose Alvalade. Një fanellë unike që formon një trekëndësh virtuoz mes CP, Cristiano Ronaldo dhe Nike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat