Shkëndija kthehet me tre pikë nga Ohri

Futboll

Shkëndija kthehet me tre pikë nga Ohri

Nga: K. G. Më: 6 gusht 2023 Në ora: 19:57
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës kthehet me tre pikë nga Ohri, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 debutuesit Voska Sport, në hapje të edicionit të ri të elitës së futbollit maqedonas.

Derbi shqiptar u përshkua me rivalitet dhe një fitore në frymën e fundit e kuqezinjve.

Futbollisti Aganspahiç me gol në minutat shtesë i jep në start tre pikë tetovarëve.

Voska startoi me humbje por beson e shpreson se do të arrijnë rezultate të mira në javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat