Arsenal i hapur për negociata

Futboll

Arsenal i hapur për negociata

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 20:08
Jorginho

Arsenal i hapur për negociata!

Gjatë merkatos së dimrit, “topçinjtë” e Arsenal derdhën në arkat e “bluve” të Chelsea plot 12 milionë euro për kartonin e Jorginho, por mesa duket “aventura” e tij në “Emirates” do të jetë e shkurtër pavarësisht kontratës së nënshkruar deri në vitin 2024.

Kërkesa për largim nga ka ardhur nga vetë 31-vjeçari, i cili përveç se nuk ka arritur të përshtatet si duhet te “topçinjtë”, këtë sezon ka edhe më shumë konkurrencë në repartin e mesfushës se sezonin e shkuar.

Për shërbimet e Jorginho interesohen “gjigandët” turq të Stambollit, Fenerbahce dhe Arsenal kërkon të përfitojë sa më shumë para të jetë e mundur nga shitja e tij, teksa përflitet se i gjithë operacioni mund të mbyllet me 10 milionë euro..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat