Talent i së ardhmes

Futboll

Talent i së ardhmes

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 20:21
Shpendi

Pas një sezoni fantastik në Itali me skuadrën e Cesena, sulmuesi shqiptar Stiven Shpendi është gati për “hapin e madh” në karrierë.

Sulmuesi i Shpresave do të transferohet zyrtarisht në Serie A dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Empoli, me akordin tashmë që është arritur mes palëve.

Empoli do të paguajë 2.2 milionë euro për shërbimet e lojtarit teksa Cezena do të ruajë 30% të kartonit. Në momentin që Shpendi do të shitet nga Empoli, 30% e vlerës totale të transferimit do të kalojë në llogarinë e klubit të Serie B.

Ndërkaq, te klubi i tij i ri, Shpendi u prezantua ditën e premte pasi kreu vizitat mjekësore tek Empoli dhe më pas erdhi zyrtarizimi nga klubi.

Duhet kujtuar gjithashtu se te klubi i ri i talentit shqiptar, aktualisht luan dhe “legjionari” i Kombëtares, Ardian Ismajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat